Zbulohet kurdisja e bombës së rrezikshme për Kosovën e cila shpërthen vetëm kur të dëshiron Beogradi

Aktuale

Zbulohet kurdisja e bombës së rrezikshme për Kosovën e cila shpërthen vetëm kur të dëshiron Beogradi

Nga: N.Sh Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:17
Mitrovica

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha thotë se, “Lugina e Diellit” është vazhdimësi e projektit famëkeq për të krijuar një realitet që nuk ka ekzistuar.

Ai shprehet i shqetësuar, ku thotë se, për fatin e keq e të ardhmes së Kosovës, po heshtin të gjithë para kuaj kurdisje të bombës, e cila do të shpërthej atëherë kur të dëshiron Beogradi.

““Lugina e diellit” në pjesën veriore të vendit, vazhdimësi e projektit famëkeq për të krijuar një realitet që nuk ka ekzistuar !

Për fatin e keq e të ardhmes së Kosovës, të gjithë po heshtin para kësaj kurdisje të bombës, e cila do të shpërthej atëherë kur dëshiron Beogradi”, shkruan Berisha në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat