Haradinaj merr vizën amerikane: Nesër nisem për në SHBA

Aktuale

Haradinaj merr vizën amerikane: Nesër nisem për në SHBA

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:41
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pajisur me vizë të ShBA-ve. Muaj më parë atij i ishte refuzuar viza, për shkak të taksës.

Por, kjo tash nuk po del të jetë problem më për amerikanët, pasi ata e kanë pajisur me vizë kryeministrin e Kosovës.

Lajmin e konfirmoi Ramush Haradinaj dhe tregoi se nesër niset për në ShBA  për vizitë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat