Tahiri: Haradinajn mund ta ndalin atje, dhënia e vizës s’ka të bëjë me taksën

Aktuale

Tahiri: Haradinajn mund ta ndalin atje, dhënia e vizës s’ka të bëjë me taksën

Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:52
Ramush Tahiri 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nesër do niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky udhëtim vije pasi muaj më parë, SHBA ia refuzoi vizën për shkak të taksës 100% ndaj Serbisë. Megjithatë, njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri ka sqaruar se kjo vizitë s’ka të bëjë me taksën dhe se shteti amerikan nuk ka hequr dorë nga kërkesat e tij për pezullim ose shfuqizim të këtij vendimi.

Ndonëse sot në media u raportua se ambasada amerikane ia hoqi sanksionet kryeministrit Haradinaj pas vendimit rreth taksës, politologu Ramush Tahiri jep një sqarim ndryshe.

Ai tregon se çështja e vizës dallon varësisht nga natyra e vizitës që mund të ketë një person zyrtar. Nëse viza është individuale, Haradinaj mund të ndalohet në kufi.

‘’Mos dhënia e vizave varet nga shtetet individualisht. Në këtë rast nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk është për komentim sepse është individuale dhe personale dhe pa marrë parasysh funksionin që e kryen bartësi i vizës. Plus Qendra e Imigracionit ose kufiri atje mundet mos me ta leju hyrjen edhe kur të shkojsh atje. D.m.th nuk është garaci viza se mundesh me hy edhe me bë vizitën në një shtet’’, ka thënë Tahiri.

Tutje ai thekson se vizita e nesërme e Haradinajt do të jetë zyrtare, gjë për të cilën nuk diskutohet fare dhënia apo jo e vizës, pasi ajo vije si përcjellëse e ftesës që ia bën shteti amerikan.

‘’Sa i përket vizitave zyrtare, ato bëhen me ftesë dhe viza atëherë është përcjellëse në kuadër të vizitës zyrtare. Dhe në këtë rast nuk është poenta tek viza, por tek vizita zyrtare. Dmth ftesa për vizitë zyrtare edhe për takimet që ka me i mbajtë kryeministri në shtetin përkatës, pra në SHBA. Edhe kjo flet që duhet me pa vizitën e kryeministrit që agjenta e tij sa do të jetë e pasur. Që faktikisht është  e pasur dhe çfarë marrëveshje do të bëjë ose me kënd dhe çfarë do të bisedojë. Dmth kjo është  me rëndësi’’, ka thënë Tahiri.

Politologu sqaron se kjo vizitë s’ka të bëjë aspak me taksën dhe se SHBA e Bashkimi Evropian s’kanë ndërruar qëndrim.

‘’ Kjo nuk lidhet aspak me taksën. Kjo është veç vizitë zyrtare. Dmth ftesa që i është bërë për vizitë zyrtare dhe takimet që do t’i mbajë në State Department, në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon ose kudo që i mban. Pra kjo është me rëndësi. Ndërsa sa i përket taksës, për taksën  qëndrimi i Amerikës dhe Bashkimit Evropian nuk ka ndryshuar. Janë kundër taksës dhe kërkojnë heqjen ose pezullimin  e taksës. Ai nuk ndryshon. Sepse ai është parim i marrëdhënieve mes shteteve. Dmth që nuk duhet të jen të kufizuara’’.

Sot nga mediat u raportua se viza Haradinajt i është lëshuar ditën e hënë. Udhëtimin zyrtar drejt Amerikës e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri. Detaje tjera, nga Qeveria nuk ka pranuar të japë askush.

Kujtojmë që kryeministrit Haradinaj, në janar të këtij vitit i ishte refuzuar viza amerikane për shkak të taksës.  Kjo i kishte pamundësuar atij udhëtimin për në Lutjet e Mëngjesit, ndonëse kishte ftesë për pjesëmarrje në këtë ceremoni.

Ndryshe, Haradinaj ka acaruar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohën e fundit, pasi zgjodhi të mos dëgjojë sugjerimet për heqjen e taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat