Avdyli zbulon se si PAN do të blejë vota nga ata që s’mund të ikin nga Kosova: Me 100 kg miell apo 50 euro

Aktuale

Avdyli zbulon se si PAN do të blejë vota nga ata që s’mund të ikin nga Kosova: Me 100 kg miell apo 50 euro

Nga: A.ZH Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:59
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, është shprehur kritik ndaj qeverisjes së koalicionit PAN.

Ai ka thënë se interesimi i PAN-it për zgjedhje do të rritet kur t’i rahatojnë familjarët në punë të shtetit, derisa 200 mijë votues të rinj po ikin nga Kosova, përcjell Bota sot.

Sipas tij, në rast zgjedhjesh, ata që nuk mund të ikin nga Kosova, për shkak të kushteteve të rënda ekonomike, vota do t’iu blihet me 100 kg miell apo 50 euro.

Postimi i Avdylit:

Interesimi i PAN-it për zgjedhje do rritet kur do rehatojnë familjarët në punë të shtetit , e në anën tjetër 200.000 votues të rinj ikin përfundimisht nga Kosova. Ata që sdo mund të ikin por janë gjendje të keqe ekonomike, në rast zgjedhjesh do u blehen me 100 kg miell, apo nga 50€ për votë, nga paratë e tenderave. Për pushtet këta sakrifikojnë edhe shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat