Lista Srpska i reagon KFOR-it: Pse ushtarët e Shqipërisë u enden në veri

Aktuale

Lista Srpska i reagon KFOR-it: Pse ushtarët e Shqipërisë u enden në veri

Më: 4 prill 2019 Në ora: 19:07
Lista Srpska

Lista Serbe e ka pyetur KFOR-in se pse ushtarët e Shqipërisë gjendën në veri të Mitrovicës, kur ata nuk janë pjesë e misionit të KFOR-it.

“Grafite me lavdërime, Shqipëria e Madhe, ecja e anëtareve të ushtarëve të Shqipërisë në qendër të Mitrovicës kanë shkaktuar shqetësim, sidomos pas deklaratave të Ambasadës Britanike.”, thuhej në reagimin e Listës Serbe.

Gjatë ditës së sotme, mediat serbe dramatizuan disa grafite në urën e Ibrit, ku ishte shkruar UÇK.  Po ashtu paraqitja e ushtarëve të Shqipërisë u quajt provokim.

Të kujtojmë që në mediat serbe javën e kaluar u shpërnda një lajm kinse Ambasada Britanike i ka thënë qytetarëve të saj që vijnë në Kosovë të kenë kujdes dhe të mos shkojnë në veri.

Këto lajm i demantoi vet ambasada e Britanisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat