Molliqaj: S’ka të punësuar në delegacionin shtetëror, veç të angazhuar që s’kanë marrë cent që 4 muaj

Aktuale

Molliqaj: S’ka të punësuar në delegacionin shtetëror, veç të angazhuar që s’kanë marrë cent që 4 muaj

Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:29
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate ka hedhur poshtë zërat se ka pasur punësime familjare e partiake brenda delegacionit shtetëror të udhëehqur nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Ai ka sqaruar se nuk ka punësime të tilla në delegacion, por vetëm njerëz të angazhuar, për të cilët thotë se tash e 4 muaj punë, skanë marrë asnjë cent nga buxheti i shtetit, e aq më pak mëditje.

‘’Nuk ka punësime në dmegacion. Këto janë lidhje kontrate për shërbime specifike, për periudha të caktuara. Ky është institucion i ri, nëse mendon dikush që nuk duhet të ketë staf… Ky është staf administrativ me disa pëfaqësues. Asnjëri prej tyre nuk është angazhu. Asnjëri s’ka marrë pagë për 4 muaj, apo mëditje. Buxheti ka qenë 300 mijë euro, dhe vetëm eskpertët ndërkobëtarë janë pagu. Asnjë cent i buxhetit nuk është shpenzu nga shteti. Bëhet fjalë për faktee të pamjaftueshme. Kanë qenë 3 apo 4 udhëtime dhe shpenzimet kanë qenë minimale, vetëm fjetje dhe udhëtim për 4 muaj. S’ka të punësuar. Edhe pse cdo delegacioni i vyen një staf. Është keq interpretu në media, sidomos me nxitjen e partive tjera opozitare’’, ka thënë Molliqaj.

Tutje për raportimet se dy tezakët, Shpend Ahmeti e Visar Ymeri janë të angazhuar në delegacion, Molliqaj ka thënë se afërsitë nuk janë të qëndrueshme në këtë rast.

‘’Visar Ymeri ka qenë  kryetar i partisë dhe Shpend Ahmeti kryetar i Prishtinës’’.

Tutje Molliqaj tregon se institucionet tjera mezi presin të shpenzojnë 100 për qind buxhetin që u ndahet nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat