Molliqaj: Asnjëri nga anëtarët e delegacionit shtetëror prej katër muajsh nuk kanë marrë paga

Aktuale

Molliqaj: Asnjëri nga anëtarët e delegacionit shtetëror prej katër muajsh nuk kanë marrë paga

Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:37
Dardan Molliqaj

Molliqaj, në “Debat Plus” ka thënë se delegacioni shtetëror është institucion i ri dhe ai duhet të ketë një staf të caktuar.

“Punësim nënkupton kur dikush merr kontratë pune. Këto janë shërbime për punë specifike për periudha të caktuara”, tha ai.

Deputeti i PSD-së ka thënë se asnjëri nga anëtarët e delegacionit prej katër muajsh nuk kanë marrë pagesa.

“Asnjë përfaqësues i yni politik që është në delegacion nuk ka marrë mëditje. Buxheti për delegacionin ka qenë rreth 300 mije euro për këtë periudhë. Vetëm ekspertët ndërkombëtarë janë paguar. Asnjë cent nga buxheti i Kosovës nuk është shpenzuar për mëditje”.

Molliqaj ka thënë se gjatë udhëtimeve të anëtarëve të delegacionit në Bruksel janë paguar vetëm fjetjet dhe shpenzimet e udhëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat