Ismaili: PDK s’mund ta ndërrojë ADN-në, duam veç shtim të njerëzve

Aktuale

Ismaili: PDK s’mund ta ndërrojë ADN-në, duam veç shtim të njerëzve

Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:41
Nënkryetar i PDK-së, Uran Ismaili

Nënkryetar i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se partia së cilës i përket nuk mund ta ndërroj ADN-në e saj, mirëpo sipas tij, tani nevojat e qytetarëve nuk janë të njëjta sikur para 10 vjetëve.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin Zona e Debatit duke shtuar se nuk pajtohet me idenë se PDK-ja është duke ndryshuar për shkak se në të kaluarën ka bërë diçka të gabuar, por për t’u krijuar hapësirë njerëzve të rinj.

“Kur e kemi konceptuar idenë e dekadës së re si parti, ka qenë qëllimi që qytetarit t’i krijojmë një strukturë të re. Mirëpo strukturat jo gjithnjë e kanë të njëjtin qëllim si para 10 vjetëve”.

“Ne nuk duam tjetërsim të partisë, por duam shtim të njerëzve. Nuk kemi asnjë lloj ndryshimi në këtë aspekt. Mendoj që ne si parti kemi objektiva mjaft të qarta”.

“Problemi qëndron se vetëm qëndrimet konfliktuoze marrin vëmendje. Ndërsa ne si parti i kemi artikuluar mirë qëndrimet tona. Ne kemi qenë shumë të qartë në artikulim. Tani jemi duke funksionuar në një model, ku qëllimi parësor është që të krijohen ambicie të reja”.

“Secili prej nesh që jemi pjesë e Qeverisë, kemi pavarësinë tonë dhe politikat tona. Ne jemi duke bërë zgjedhje së bashku me njerëzit e PDK-së, jemi duke ftuar njerëz të ri që t’i bashkohen PDK-së”.

“Nuk mund të pajtohem me idenë se jemi duke ndryshuar për shkak se kemi bërë diçka të gabuar në të kaluarën. Ideja për këtë ndryshim ka rrjedhur brenda partisë në mënyrë që t’u jepen mundësi njerëzve të ri”.

“Për shembull para 10 vjetëve sigurimet shëndetësore nuk kanë qenë prioritet i qytetarëve por ka qenë infrastruktura. Ne tani do të mundohemi që t’i bindim qytetarët se me eksperiencën tonë do t’i përmbushim nevojat e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat