Nitaj thotë se vizita e Haradinajt në Amerikë është e zakonshme: Goditje për ...

Aktuale

Nitaj thotë se vizita e Haradinajt në Amerikë është e zakonshme: Goditje për ...

Më: 5 prill 2019 Në ora: 00:30
Ramush Haradinaj dhe Muharrem Nitaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditën e nesërme do të niset për në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E për këtë vizitë, ka folur deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj.

“E vlerësoj si një ngjarje të mirë por krejtësisht të zakonshme”, u shpreh Nitaj.

Tutje, ai konsideroi se vizita e nesërme duhet të shihet si bashkëpunim mes dy partnerëve dhe asgjë më shumë.

“Kryeministri viziton Shtetet e Bashkuara dhe kjo do të duhej të shihej si hap bashkëpunimi midis partnerëve dhe asgjë më tepër! Tjetër është se këtu tek ne, gjërat marrin kuptim të çuditshëm”, ka vlerësur tutje ai.

Nga ana e tij, Nitaj ka folur edhe për komentet e ndryshme që janë bërë gjatë kësaj kohe, se kinse liderët e vendit janë izoluar nga ShBA për çështje të caktuara.

“Është mbushur skena politike me “kabullxhi” dhe mizën e bëjnë buall! Plasën ta keqinformojnë opinionin sikur Shtetet e Bashkuara i paskan izoluar liderët e Kosovës, e posaçërisht Kryeministrin Haradinaj! Po del se krejt kjo ka qenë një “rrenë dëshirore” e këtyre “kabullxhive! Nga ky këndvështrim, lajmi është i mrekullueshëm”, ka theksuar Nitaj.

Ai ka thënë se nga këndvështrimi i tij kjo vizitë e kryeministrit nuk ka ndonjë lidhje me taksën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat