Kërkohet krijimi i koalicionit të madh LDK-LVV

Aktuale

Kërkohet krijimi i koalicionit të madh LDK-LVV

Nga: N.Sh Më: 5 prill 2019 Në ora: 09:05
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Analisti politik Haki Abazi ka kërkuar krijimin e koalicionit të madh LDK-LVV kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Abazi përmes një statusi në Facebook, shprehet se protestat e paralajmëruara nga kreu i LVV-së, Albin Kurti janë për pastrimin e politikës.

E këto protesta thekson se, duhet dhënë përgjigje PAN-Prontos që e kanë kapur drejtësinë, prokurorinë dhe gjyqësinë.

Më poshtë e lexojeni postimin e plotë:

Protesta per pastrim te politikes

29 Shtatori i vitit te kaluar i ka dhene pergjigjejen Thacit per kompromisin e dhimshem dhe tendencat e tij per te falur toke e nderru territore dhe per ta bere luginen e Presheves pazar e kusuritje per krimet e bera ne Kosove nga ana e Serbise.

Protestat e ardheshme duhet dhene pergjigjejen PAN-PRONTOs qe e ka kapur drejtesine, prokurorine dhe gjyqesine, qe e ka kapur ekonomie duke e shtri per toke me injorance dhe arrogance, i ka kapur insitucionet duke i bere ato kompani private per punesimin e ilakeve dhe rehabilitim te tezakeve opozitare. Keto protesta gjithashtu duhet te japin pergjigjeje planeve te Veselit i cili nuk ka mundur te shkaterroje LVV me tezaket dhe tani eshte duke tentuar qe te infiltroje Mimoza Kusarin si opcionin kalimtar te nje qeverie te kontrolluar nga PDK. Kusari dhe partia e saj joekzistente nuk ka fuqi per te marre hise te madhe ne hajnine industriale qe po ndodhe tani me tendere dhe punesime dhe se bashku me te kaluren e saje ne AKR dhe zevendeskryminstre e Thacit- e ben lehte te kontrollueshme. Kusari eshte suplementi i dozes se Dukagjin Goranit ne politiken e sterkequr te vendit.

Nuk ka forme tjeter per te dale nga kjo krize e thelle dhe kjo ngulfatje politike perpos krijimit te koalcionit te madhe kunder krimit e korrupcionit ne mes te LDK-LVV. Kjo kontrate e re nepermejt zgjedhjeve te reja eshte garancioni i vetem se do te kthehet kursi i shtetndertimit. Cdo vazhdim i se tanishmes eshte formule per vazhdim te se keqes dhe degradimit ne te gjitha nivelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat