LDK e VV: Dialogu të kthehet në pikën zero dhe të shkohet në zgjedhje

Aktuale

LDK e VV: Dialogu të kthehet në pikën zero dhe të shkohet në zgjedhje

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:01
Tryeza e LDK-se dhe VV-se

(E plotësuar) - Dialogu me Serbinë duhet të kthehet në pikën zero, dhe bashkë me këtë duhet të shkohet në zgjedhje të reja për të fituar legjitimitetin politik dhe se ekipi dialogues dhe Ligji për Dialogun janë antikushtetues.

Kështu u tha në tryezën që grupi Parlamentar i LDK-së dhe grupi Parlamentar i LVV-së, kanë organizuar për kushtetutshmërinë dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e Dialogut me Serbinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, u shpreh se dialogu me Serbinë nuk duhet të udhëhiqet nga siç i cilësoi ai pseudo ekipe, por nga institucionet legjitime, sepse në këtë formë përveç që e kthen Kosovën prapa, është dhe antikushtetuese.

“Shqetësuese është mentaliteti i kësaj klase politike, për neve ka qenë e qartë se qeveria duhet të udhëheqë dialogun. Nuk mundemi me ekipe dialoguese, zgjidhja nuk vjen me to sepse kthehemi prapë. Ky dialog duhet të udhëhiqet nga institucionet legjitime, dhe jo nga pseudoekipe sepse janë jo kushtetuese. Nuk negociohet kufijtë, Kosova duhet të ketë një platformë, por vetëm duke i pasur parimet kryesore të dialogut”, tha ai.

Për shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, dialogu është përfshirë nga dy pazare, i pari sipas tij ka të bëjë me dorëzimin e kryeministrit Haradinaj karshi presidentit, Thaçi.

Pazarin e dytë, Konjufca e konsideron përkrahjen e PSD-së, për këtë dialog me Serbinë. Duke folur për dialogun me Serbinë, Konjufca tha se duhet të kthehet në pikën zero për arsye se i mungon legjitimitëti dhe bashkë me ketë çështje duhet të ketë dhe zgjedhje të reja.

“Dialogu me Serbinë nuk duhet të vazhdojë në këtë mënyrë se i mungon legjitimiteti politik, një proces të tillë Kosova duhet të kthej në pikën zero. Pika zero e këtij procesi shkon dorë për dore me zgjedhjet e reja në Kosovë”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, bashkë me deputeten e VV-së, Albulena Haxhiu përsëritën pretendimet e tyre se në cilat nene Ligji për Dialogut e shkel Kushtetutën e Kosovës. Avokati, Dastid Pallaska tha se Ligji për Dialogun është antikushtetues, për arsye siç tha ai se është i panevojshëm, sepse krijohet një ligj për të zëvendësuar institucionet.

Njejtë mendon edhe Taulant Kryeziu nga Instituti Epik, i cila tha se është jashtë normës kushtetuese. Nga KDI, Jeta Krasniqi u shpreh se duhet një konsensus më i madh ndërmjet partive politike për procesin e dialogut me Serbinë.

Tryeza e LDK-së dhe VV-së për dialogun me Serbinë

Grupi Parlamentar i LDK-së dhe Grupi Parlamentar i LVV-së, kanë organizuar tryezën me temë: “Kushtetutshmëria dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e Dialogut me Serbinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat