Behgjet Pacolli tronditet nga thirrjet shoviniste të Serbisë në sy të Bashkimit Evropian

Aktuale

Behgjet Pacolli tronditet nga thirrjet shoviniste të Serbisë në sy të Bashkimit Evropian

Nga: N.Sh Më: 5 prill 2019 Në ora: 12:04
Behgjet Pacolli

Zv. Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se është i tronditur që Serbia ka shkuar aq larg sa që në sy të Bashkimit Evropian ka bërë thirrje publike shoviniste kundër Kosovës.

Në Samitin Digjital të organizuar nga BE-ja, janë bërë këto thirrje sipas Pacollit.

Ai thotë se, kjo është e turpshme dhe duhet të ndalet.

Ja postimi i plotë:

I tronditur që Serbia ka shkuar aq larg, sa që në sy të Bashkimit Evropian dhe në evente të organizuara po nga Be, në kuadër të Samitit Digjital, ka abuzuar me rolin e saj si nikoqir, duke organizuar thirrje publike shoviniste. Në një ngjarje të tillë, para syve të botës, ata i marrin fjalën vendeve të përfaqësuara dhe moderatorit, duke ja kaluar fjalen njerëzve në publik, të cilet shajnë dhe e fyejnë Kosovën. Kjo është e turpshme, kjo duhet të ndalet, kjo tashmë ka kaluar çdo kufi, sidomos kur BE është bartëse e këtij procesi. Kjo është monedha me të cilen Serbia e shpëtblen përkrahjen që BE po ja ofron Serbisë. BE duhet ta ndalë Serbinë sa nuk është vonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat