Limaj përkujton masakrën e Rezallës

Aktuale

Limaj përkujton masakrën e Rezallës

Më: 5 prill 2019 Në ora: 12:08
Ilustrim

Limaj ka thënë se masakra e Rezallës është një nga masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptarë nga ana e forcave ushtarake e policore serbe.

“Dy dekada pas kryerjes së këtyre krimeve makabre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë marrë ndëshkimin nga ana e institucioneve të drejtësisë.

Qeveria e Kosovës dhe Delegacioni Shtetëror për Bisedime nuk do të lënë gurë pa lëvizur derisa të gjenden kryerësit e këtyre krimeve dhe ta marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 20 vjet nga masakra e Rezallës, ku forcat ushtarake e policore serbe kryen një nga masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare.

Në këtë përvjetor kujtojmë 98 martirët e kësaj masakre të cilët u vranë mizorisht vetëm pse ishin shqiptarë.

Dy dekada pas kryerjes së këtyre krimeve makabre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë marrë ndëshkimin nga ana e institucioneve të drejtësisë.

Qeveria e Kosovës dhe Delegacioni Shtetëror për Bisedime nuk do të lënë gurë pa lëvizur derisa të gjenden kryerësit e këtyre krimeve dhe ta marrin dënimin e merituar.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat