Shala: Tarifa nga Serbisë masë nxitëse për të thithur investimet e huaja

Aktuale

Shala: Tarifa nga Serbisë masë nxitëse për të thithur investimet e huaja

Më: 5 prill 2019 Në ora: 12:32
Endrit Shala

Shala duke e ritheksuar se vendimi për masën ndaj Serbisë e ka marrë Qeveria e Kosovës, tha se tarifa e ndihmon një investitorët të huaj që ka planifikuar të investojë në Kosovë, duke marrë parasysh barrierat që kishin vendosur Serbia dhe Bosnja.

“Unë besoj që kjo masë nuk i pengon investitorët e huaj, unë mendoj dhe Ministria e Tregtisë, mendojmë që kjo masë bile shihet si nxitëse për një investitor i cili planifikon të investoj në Republikën e Kosovës dhe të prodhoj në Republikën e Kosovës duke ditur që këto dy shtete Serbia dhe Bosnja e Hercegovina përpos të gjitha barrierave tarifore dhe jotarifore që i kanë pasur në raport me Kosovën çdo ditë të tyre kanë tentuar ta zhbëjnë edhe vetë qenien e Kosovës,dhe një investitor potencial që mendon të investoj dhe prodhoj në Kosovë unë besoj që një masë e tillë atij i ndihmon duke ditur se me çka janë ballafaquar prodhuesit para se të jetë kjo masë në fuqi duke ditur impaktin që ka pasur tregu i këtyre dy vendeve në Kosovë“, shprehu Shala.

I pari i MTI-së gjatë raportimit ka folur edhe për investimet strategjike në Kosovë, ku tha se nga shkurti i vitit 2018 deri dhjetor  të këtij viti në MTI janë pranuar 11 kërkesa për statusin e investitorit strategjik.

Por me ndryshimin e udhëzimit administrativ veç nga janari janë pranuar 12 kërkesa për investime, 9 janë për miniera, 2 të turizmit dhe 1 industri ushqimore.

Sqarime për këtë udhëzim administrativ ka kërkuar deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku, ndërsa Shala në përgjigje e tij, tha se udhëzimi administrativ i kaluar ka qenë burokratik dhe ka penguar thithjen e investitorëve të huaj, prandaj përmes udhëzimit të ri që ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti janë krijuar më shumë lehtësira.

“Kam autorizuar të ndryshoj udhëzimi administrativ i cili pastaj i ka paraparë disa lehtësira dhe kjo është vërtetua tani si një mundësi më e mirë pasi që ky udhëzim i ri administrativ i ri në fuqi po shihet si mundësi më e mirë për thithjen e investitorëve strategjik në Kosovë...Udhëzimi i parë administrativ ka kërkuar garancione bankare nga banka që thirret m tri A e që ka shumë pak jo në Kosovë por edhe në Evropë, edhe ka kërkuar që garancioni bankar me hy në fuqi prej ditës kur aplikon e prej ditës që aplikon e deri sa mund të zgjidhet si investitor mund të shkoj deri në dy apo tre muaj, katër muaj varësisht nga plotësimi i dokumentacionit e kjo ka qenë kosto e jashtëzakonshme për një biznes..Janë paraparë disa lehtësia por edhe ky udhëzim administrativ vazhdon me i pas ato siguresat ”, tha Shala.

Anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar nga MTI dhe KIESA që përmes ndryshim plotësimeve në ligjin për investime strategjike të krijohen më shumë lehtësia për investitorët e diasporës shqiptare, por në këtë drejtim, Shala kërkoi ndihmë buxhetore më të madhe.

Deputetja e këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Doruntina Maloku shfaqi dilema e saj për mënyrën se si funksionon MTI dhe Ministria e Diasporës sa i takon thithjes së investitorëve të huaj.

Maloku: Tavani për investime strategjike për të investuar bashkatdhetarët shumë i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat