Në Serbi kanë filluar të çmenden: Thonë se Gjenerali kroat qëndroi në Kosovë, u përgatiten sulme të reja në veri

Aktuale

Në Serbi kanë filluar të çmenden: Thonë se Gjenerali kroat qëndroi në Kosovë, u përgatiten sulme të reja në veri

Më: 5 prill 2019 Në ora: 13:18
Ante Gotovina

Në vazhdën e provokimeve dhe luftënxitjes mediat serbe lëshojnë alarmin për vizitën e gjeneralit të famshëm kroat në Kosovë.

Sipas ‘burimit’ të mediave serbe shqiptarët po përgatisin sulme të reja në veri të Kosovës. Prezenca e Ante Gotovina’s në Kosovë sipas tyre sinjalizon qëllimet e këqija të shqiptarëve të Kosovës.

Mediat serbe vazhdojnë me pretendimet se ‘krimineli’ Ante Gotovina është parë në Kosovë para një jave dhe është takuar me udhëheqësit më të lartë të Kosovës, për të përgatitur një operacion ushtarak për sulm në veri, të ngjajshëm me operacionin ushtarak të Kroacisë “Rrufeja”.

Ante Gotovina ishte gjenereal kroat gjatë luftërave në ish-Jugosllavi i njohur për rolin komandues në operacionin e susksesshëm kroat “Rrufeja”. Kujtojmë se Tribunali i Hagës e akuzoi për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit më 2005, por u lirua nga të gjitha akuzat nga apeli më 2012.

Ministri i punëve të jashtme Dacic përmendi se Beogradi po e përmend këtë rrezik të ‘Rrufesë’ së re për të i kujtuar bashkësisë ndërkombëtare se nuk do të lejojnë skenare të tilla në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat