Kjo është pasuria afër 1 milionëshe e deputetit të akuzuar për listat e veteranëve të rrejshëm (DOKUMENT)

Aktuale

Kjo është pasuria afër 1 milionëshe e deputetit të akuzuar për listat e veteranëve të rrejshëm (DOKUMENT)

Nga: H.O. Më: 5 prill 2019 Në ora: 14:58
Deputeti Shkumbin Demaliaj

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj,  në një intervistë ditë më parë, ka deklaruar se po të kishte mundësi do të punësonte vetëm njerëzit e partisë së tij.

Deputeti Demaliaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, gjatë vitit të kaluar.

Ai në bazë të këtij deklarimi shihet se ka të hyra goxha të mira.

Kështu, deputeti i AAK-së, ka deklaruar se nga pasuria e paluajtshme posedon një shtëpi, një banesë dhe truall të gjitha në vlerën mbi gjysmë milioni, apo 586 mijë euro. Ndërkaq, nga pasuria e luajtshme, ai ka deklaruar dy vetura në pronësi të tij, një Golf 5 dhe një Mercedes, të dyja në vlerën 18, 500 euro.

Image

Te hyrat vjetore të deputetit Demaliaj, falë edhe pensioneve të veteranëve, shihet të jenë mjaftë të mira. Kështu për pozitën e deputetit, ai merr pagë vjetore mbi 8 mijë euro, ndërsa mbi 3, 800 të hyra vjetore i merr nga pensioni invalidor.

Po ashtu, edhe bashkëshortja e tij merr pension veterani, mbi 2 mijë euro të hyra vjetore, ndërsa babai i tij, 5, 400 euro pension si familje e dëshmorit, të hyra vjetore.

Image

Ndërkohë, dihet që Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së, në mesin e të cilëve  është edhe deputeti Demaliaj.

Nga të dhënat që vet deputeti Demaliaj, ka deklaruar pasuria e tij totale sillet në vlerën afër 624 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat