Vuçiq flet për vizitën e Madeleine Albright dhe Hillary Clinton në Kosovë - Bota Sot
Vuçiq flet për vizitën e Madeleine Albright dhe Hillary Clinton në Kosovë

Aktuale

Vuçiq flet për vizitën e Madeleine Albright dhe Hillary Clinton në Kosovë

Nga: F.B. Më: 5 prill 2019 Në ora: 15:22
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se nuk “habitet pse pushteti në Kosovë ka ftuar ish-zyrtaret e larta të shtetit Madeleine Albright dhe Hillary Clinton në 12 qershor në Prishtinë, sepse ato kanë krijuar pavarësinë e Kosovës, kundër Serbisë dhe drejtës ndërkombëtare” shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Vuçiq ka nënvizuar se “këtë po e sheh shumica e njerëzve dhe shumë në ShBA. Serbia do të përkujdeset që njerëzit e administratës së Trampit zë shohin mirë kush e ka krijuar Kosovën dhe të mendojnë për hapat e tyre në të ardhmen”.

Ai përkujton se administrata e Trampit ka kritikuar Prishtinën për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe.

"Duhet të pranojmë se amerikanët kanë folur hapur kundër taksës dhe kanë bërë presion që ato të hiqen. Jam i sigurt se kur të vij presioni më i fuqishëm i amerikanëve, atëherë ata (Prishtina) do të duhet të tërheq taksat", ka thënë Vuçiq.

Mediat në Kosovë kanë paralajmëruar se në qershor në Prishtinë do të qëndrojnë Madeleine Albright dhe Hillary Clinton me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-së në Serbi, që në Kosovë shënohet si ditë e çlirimit dhe hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...