Deputeti i LDK-së pyet se kush e dëmtoi seriozisht arsimimin dhe edukimin në Kosovë?

Aktuale

Deputeti i LDK-së pyet se kush e dëmtoi seriozisht arsimimin dhe edukimin në Kosovë?

Nga: N.H Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:39
Deputetët e LDK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se arsimi dhe edukimi janë faktorët qenësorë për përgatitjen e të rinjve që do aftësohen për punë dhe jetë të pavarur.

Sipas tij, “në të kaluarën procesi edukativo-arsimorë ka qenë në një nivel për të cilin është mirë të bëhet vlerësim nga qytetaret, ku do vlerësohej edukimi, njohuritë e arritura nga bankat në objekte private, për të cilat ishin persekutuar nga okupatori breza e breza, porse heronjtë e arsimit nuk u dorëzuan”.

Ndër tjerash ai shton se duke e parë këtë gjendje në arsimimin e të rinjve domosdo duhet të fillohet nga e para

Ja shkrimi i tij:

Arsimi, vrasësi i heshtur i të ardhmes së nxënësve dhe studentëve

Arsimi dhe edukimi janë faktorët qenësorë për përgatitjen e të rinjëve që do aftësohen për punë dhe jetë të pavarur.

Çka po ndodhë me arimimin e nxenësve dhe studentëve pas pavarësisë!?

Në të kaluarën procesi edukativo-arsimorë ka qenë në një nivel për të cilin është mirë të bëhet vlerësim nga qytetaret, ku do vlersohej edukimi, njohuritë e arritura nga bankat në objekte private, për të cilat ishin persekutuar nga okupatori breza e breza, porse heronjët e arsimit nuk u dorëzuan. Përkundrazi punuan me dinjitet duke ditur që e ardhmja e ndritur do vij për të gjithë dhe bënë të pamundurën për të mos lejuar shkëputje të vijueshmërisë arsimore.

Kush e dëmtoi seriozisht arsimimin dhe edukimin!?

Po fillojmë nga faktet e pasluftës; Entuziazmi i mësimdhënësve u lartësua edhe me shumë, por edhe i nxënësve. Këto ishin në fillim, pastaj nisi dëmtimi, nga vet prindërit, qytetarët në pozita me ndikim politik dhe vet qeveritarët, duke treguar se fëmija im nukë bënë të ndëshkohet me ngelje, Nuk do lëmë asnjë formë të nepotizmit pa e përdorur, e që fëmija im të kaloi klasen. Pra, nëse shofim notimimin e nxënësve gjatë periudhës vjetore do shofim notim përafersisht real, pastaj do shihet një rrëmujë e nepotizmave dhe notimi përfundimtarë do ndryshoj rrënjësisht. Kujt po i bëjmë nderë me këto intervenime! Mund të themë se po i bëjmë dëm të pariparueshëm fëmijës tonë të dashur. Ne kemi dërguar fëmijën të edukohet dhe arsimohet dhe këtë po e rrënojmë me dëshirë. Cili mësimdhënës entuziazmohet për vitin e ardhshëm kur ka rezultat tjetër nga nepotistët. Nepotizmi qoftë edhe miqësorë, familjarë e të tjerë është dukuri që rrënon. Cili nxënës do entuziazmohet apo disiplinohet nga rregulla që nuk do ngelë askush, pra nga ky proces po irritohen të gjithë, edhe nxënësitë e merituar!

Cili mësimdhënës mund të kundërshtoi këtë nepotizëm, apo këto dukuri po bëhen pjesë detyrimore për mësimdhënie për moshumbjen e vendit të punës!

Nga kjo del se testi i njohurive për nxënësit po del i pakënaqshëm edhe përkundër informatave të testit në rrjetet sociale. Pra po del se me përshkruar, disa nuk dijnë apo nuk brengosen sepse nepotizmi do i përcjellë edhe më tutje. Prandaj, testimi i mësimdhënësve nuk është i drejtë deri sa të lirohemi dhe të kuptojmë për dëmin që po i sjellim rinisë tonë dhe fëmijëve tonë. Mos të harrojmë, frika për eleminim nga ky test, në parimin politik mbizotëron dhe është i drejtë edhe qëndrimi i sindikatës për të mbrojtur mësimdhënësit.

Pra këta nxënës po dërgohen me këtë dituri nëpër universitete, kolegje dhe institucione tjera. Qëllimi i këtyre institucioneve nuk është arsimimi i bazave fillestare të diturisë por avansimi i njohurive të arritura për tu pergatitur për punën e ardhshme. Këtu kemi brengat tjera! Drejtimet e shumta që po nxjerrin studentë me të cilët ekonomia nuk po mund të zhvillohet sepse niveli i njohurive të tyre nuk është as përsëafërmi me atë që nevojitet për ekonomi.

Nga këto fakte shtrohet pyetja: Kujt po i nevojiten drejtimet që kanë suficit të kuadrave, ndërsa për drejtimet e nevojshme ka deficit ? Ekonomisë jo, shtetit jo, pra kujt dhe pse duhet të dalin të diplomuar studentët të cilët do pensionohen e nuk do punojnë fare në drejtimin e zgjedhur.

Edhe pse arsimimi është i lirë për të zgjedhur por informimi është i domosdoshem, mendoj se shteti duhet kujdeset për këtë. A duhet që këta të diplomuar ti kenë njohuritë e nevojshme për tu përballur me ekonominë e tregut! Duhet. A mos edhe këtu kemi nepotizma që nxjerrin studentë në njërën anë dhe në anën tjetër nga interesi i të hyrave institucionale, apo i kemi që të dyja.

Gjithnjë bëhet marketing për të pasur prodhim, përpunim, bujqësi të avansuar, e ndërsa ne nxjerrim më së paku këto kuadro, (apo një fjali politike duhet të kemi fabrika, fermerë, biznese tjera, por mundësisht për disa punë në zyrë).

Duke e parë këtë gjendje në arsimimin e të rinjëve domosdo duhet të fillohet nga e para, sepse edhe nëse fillojmë në vitin 2020 ky proces mundë të përmbyllet për 5 vite. Por most ë harrojmë, duhet që së pari të këshillojmë vetvetën si prindë, si mësimdhënës, si profesor, institucion arsimorë, institucion kontrollues, si ministri dhe qeveri. Pra ne duhet ti lëmë institucionet arsimore edukative të kryejnë funksionin e vet, mësimdhënësitë mos të devijojnë rrugën e zgjedhur, profesorët mos të dëmtojnë për një të ardhur personale shtesë. Kjo, sepse fëmijët tonë, brezat, janë e ardhmja e shtetit e ne qytetarët dhe shteti, kemi nevojë për ekspertë të fushave të ndryshme.

Ramiz Kelmendi - Deputet i Kuvendit të Kosovës, LDK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat