Incident në Serbi sepse u përmend emri Kosovë

Aktuale

Incident në Serbi sepse u përmend emri Kosovë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:16
Ministri Valdrin Lluka

Në Serbi, edhe përmendja e emrit Kosovë, po prish punë. Në Samitin Digjital të Vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Beograd, ka qëndruar edhe një delegacion kosovar, përfshirë edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

E gjatë prezantimit të përfaqësuesit nga ICK (Inovation Center Kosovo) Shpend Lila është ndalur menjëherë zërimi dhe një femër në publik ka marrë fjalën.

Problemi me zërim dhe ndërprerja e fjalës së përfaqësuesit nga Kosova ishte kundër reagim kur u përmend emir Kosovës.

E detaje për këtë incident, ka dhënë edhe ministri Valdrin Lluka të premten në një konferencë për media.

Lluka thotë se për këtë rast kanë lajmëruar përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.

Për rastin ka reaguar edhe krye diplomati kosovar, Behgjet Pacolli.

Në një konferencë për media Pacolli ka kërkuar nga BE, që të merr masa ndaj Serbisë.

Ndërkohë, në këtë forum është arritur marrëveshje për uljen e çmimit të roaming në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat