Këto janë ngjarjet e ditës për sot

Aktuale

Këto janë ngjarjet e ditës për sot

Më: 6 prill 2019 Në ora: 07:58
Prishtina

Në Kosovë pritet të ndodhin këto aktivitete:

Në Ditën Ndërkombëtare të Sportit, Komuna e Prishtinës organizon aksionin e dhurimit të gjakut nga klubet sportive, OJQ-të dhe të rinjtë e kryeqytetit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë).

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbanë konferencë për medie,  ku do të prezantohet analiza përmbledhëse e rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialogun Kosovë Serbi me temën “Dialogu përmes dokumenteve”. (Qendra e Konferencave “Orion”, Prishtinë).

Në organizim të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor të Kolegjit UBT, mbahet ekspozita “Open Space/Dizajnimi i Sheshit”. (Ndërtesa e Inovacionit, Ferizaj).

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, mban konferencë për medie, lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit të brendshëm zgjedhor brenda partiak. (Selia e PDK-së, Prizren)

Nën patronazhin e ministrit të  Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizohet akademi përkujtimore në 30-vjetorin e rënies së dëshmorit Xhemajli Berisha. Gjithashtu, presidenti i Kosovës do ta dekorojë dëshmorin me titullin “Hero i Kosovës”. (Shtëpia e Kulturës, “Xhemajl Berisha”, Prizren).

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruimin e rrugës Bishtazhin-Damjan. (Rruga Gjakovë – Prizren, në hyrje të fshatit Bishtazhin).

Alternativa mban konferencë për medie.  Qëndrimin e Alternativës për gjendjen në Sektorin e Arsimit do të prezantojë, anëtarja e Kryesisë Diana Qarkaxhija. (Zyrat e Alternativës, kompleksi “Qafa”, Prishtinë)

Jepet shfaqja për fëmijë “Prehëri i gjyshit”, nga Vesa Qena, regjia Melihate Qena. Shfaqja jepet në dy termine prej orës 12:00 dhe 13:00. (Teatri “Dodona”, Prishtinë).

Vetëvendosje mban tubim me qytetarë në Podujevë, në kuadër të serisë së tubimeve nëpër komuna me moton “Kundër PANhajnisë”. Merr pjesë edhe kryetari Albin Kurti. (Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë).

Vetëvendosje mban tubim me qytetarë në Mitrovicë, në kuadër të serisë së tubimeve nëpër komuna me moton “Kundër PANhajnisë”. Merr pjesë edhe kryetari Albin Kurti. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”).

Interpretuesit amerikanë të folk muzikës Kyle Dillingham & Horseshoe Road, mbajnë koncert në Prishtinë, në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e ShBA-së, në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit. (Holli i Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat