GLPS: Finalizimi i dialogut me Serbinë mos të ndodhë në këto rrethana

Aktuale

GLPS: Finalizimi i dialogut me Serbinë mos të ndodhë në këto rrethana

Më: 6 prill 2019 Në ora: 09:54
GLPS

(E plotësuar) - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) përmes një analize mbi tre dokumentet kyçe shtetëror për dialogun me Serbinë, ka konsideruar se ato kanë dështuar të përmbushin qëllimet e tyre kryesore politike dhe se kanë të meta serioze. Për këtë arsye, duke u bazuar në pozitën e keqe momentale të Kosovës, kjo organizatë joqeveritare ka kërkuar që finalizimi i dialogut me Serbinë mos të ndodhë në këto rrethana.

Hulumtuesi i GLPS-së, Përparim Kryeziu përmes një konference për media ka prezantuar në detaje tre marrëveshjet kryesore shtetërore, atë të rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialog, për të cilat tha se kanë defekte serioze dhe se nuk e largojnë mundësinë e negocimit me territore.

Për rezolutën dhe projektligjin, Kryeziu u shpreh se nuk e sigurojnë ruajtjen e kufijve të sotëm, dhe se projektligji përgënjeshtron tre pozicionet kryesore publike të hartuesve të tij.

Kryeziu: Delegacioni vazhdimisht do të veproj me Zyrën e Presidencës

“Rezoluta që në fillim ka dështuar të prodhoj një pajtueshmëri të gjerë dhe të arrij qëllimin e saj kryesor politik, kjo pasi që qëndrimi i shprehur në rezolutë ndaj ri përcaktimit të kufijve ka qenë jo i saktë, jo i qartë dhe rrjedhimisht nuk ka siguruar ruajtjen e kufijve të sotëm.  Së dyti projektligji për delegacioni shtetëror, i cili është në Gjykatën Kushtetuese dhe vazhdon  të jetë në fazën e projektligjit dhe ende nuk është miratuar si ligj, përgënjeshtron tre pozicionet kryesore të hartuesve të tij dhe përkrahësve të tij publik...delegacioni vazhdimisht duhet të veproj në konsultim të ngushtë me institucionin e tjera kushtetuese, përkatësish me Zyrën e Presidencës. Së dyti vendimmarrja brenda delegacionit nuk është dhe nuk respekton parimin e unaminitetit siç është reklamuar nga hartuesit e tij, vendimmarrja reduktohet në shumicë të kualifikuar...delegacioni mund të funksionoj i rregullt dhe tà « marr vendime fuqiplote dhe nëse anëtarët e opozitës e bojkotojnë tërë delegacionin shtetëror”, tha Kryeziu.

Mbi platformën e hartuar nga Delegacioni Shtetëror, ai tha se ajo nuk e anulon mundësin që në bisedime të diskutohet për territore, përkundër referimit në Gjykatën Kushtetuese.

Duke u bazuar në këto arsye, ai tha se rrethanat dhe pozita e keqe momentale e Kosovës është e pafavorshme për finalizimin e dialogut me Serbinë.

Kryeziu: Është i pafavorshëm finalizimi i dialogut në këto rrethana

“Platforma nuk e anulon qartazi mundësinë që në bisedime të diskutohet për territore, përkundër referimit në nenin 2.2 të Kushtetutës. Njëkohësisht platforma nuk e përcakton shprehimisht principet dhe qëndrimet në platformë janë obligative dhe duhet të përfaqësohen dhe nga institucionet tjera Kushtetuese që mund të marrin pjesë në raunde të tjerë. Duke vlerësuar pajtueshmërinë e gjerë si parakusht të pa kompromis për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës në procesin e dialogut, dhe duke njohur pozicionin e dobët të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, GLPS e sheh të pafavorshëm finalizimin e dialogut në këto rrethana”, u shpreh ai.

Mes tjerash, hulumtuesi i GLPS-së  dha disa rekomandime. Ai kërkoi formimin e një grupi joformal gjithë partiak, apo grup i unitetit politik që përbëhet nga gjithë kryetarët e partive politike parlamentare.

Qëndrimet e këtij grupi të unitetit në bisedime me Serbinë, Kryeziu kërkoi që prezantohen vetëm nga qeveria dhe jo nga ndonjë institucion tjetër.

Për marrëveshjen finale, ai theksoi se zgjidhja e vetme është pajtimi mes dy popujve dhe njohja e dyanshme.

Kryeziu: GLPS rekomandon formimin e një grupi joformal gjithë partiak

“GLPS rekomandon formimin e një grupi joformal gjithë partiak, apo të tipit të grupit të unitetit politik të përbërë nga kryetarët e partive kryesore parlamentare... qëndrimet negociuese të bazuar në këtë pajtueshmëri nga ky grup joformal gjithë partiak i unitetit politik duhet të prezantohen në dialog vetëm nga qeveria...dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kulmoj me një marrëveshje politike e cila para së gjithash adreson çështjet kryesore në mospajtimet kryesore të dy shteteve, kjo është pajtimi i dy popujve dhe njohja e dyanshme”,  shtoi hulumtuesi nga GLPS, Përparim Kryeziu.

Duke përmendur fazën finale të dialogut, dhe kjo organizatë joqeveritare përsëriti qëndrimin se Serbia është ajo që duhet bërë kompromisë dhe jo Kosova. 

GLPS kërkon formimin e një grupi të unitetit politik për dialogun

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) konsideron se rezoluta, projektligji dhe platforma shtetërore për dialogun Kosovë- Serbi, kanë të meta dhe paqartësi serioze dhe se të tre dokumentet kanë dështuar të përmbushin qëllimet e tyre kryesore politike.

Përmes një konference për media, hulumtuesi, Përparim Kryeziu ka publikuar një analizë përmbledhëse mbi këto tre dokumente, ku sipas tij, rezoluta ka dështuar dhe nuk e siguron ruajtjen e kufijve të sotshëm.

Për projektligjin, Kryeziu tha se përgënjeshtron tre pozitat kryesore publike të hartuesve të saj dhe se platforma nuk e anulon mundësinë që në bisedime të diskutohet për territore.

Duke u bazuar në këtë analizë, Kryeziu u shpreh se GLPS e sheh të pafavorshëm finalizimin e dialogut në këtë rrethana.

Mes tjerash, hulumtuesi i GLPS-së dha disa rekomandime. Ai kërkoi formimin e një grupi joformal gjithëpartiak, apo grup i unitetit politik që përbëhet nga gjithë kryetarët e partive politike parlamentare.

Ai po ashtu tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kulmojë me një marrëveshje politike e cila para së gjithash adreson çështjet kryesore në mes dy vendeve.

Sipas tij, është Serbia ajo është që duhet të bëjë kompromisë dhe jo Kosova.

GLPS prezanton analizën për platformën e dialogun Kosovë-Serbi

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) prezanton analizën përmbledhëse të rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat