Pacolli: Së shpejti do të hapet Zyra Ndërlidhëse në Sllovaki

Aktuale

Pacolli: Së shpejti do të hapet Zyra Ndërlidhëse në Sllovaki

Më: 6 prill 2019 Në ora: 11:46
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak.

Pacolli ka shkruar në Facebook se përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë.

“Ne jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pjesë e së cilës familje synojmë që të bëhemi. Në frymën e bashkëpunimit, me ftesën time, Lajcak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti. Gjithashtu edhe zyra jonë në Sllovaki do të hapet së shpejti”, ka shkruar ai.

Pacolli me ftesë mbretit Abdullahu ll, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat