Pacolli: Letonia, një partner i fuqishëm i Kosovës në BE dhe NATO

Aktuale

Pacolli: Letonia, një partner i fuqishëm i Kosovës në BE dhe NATO

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:46
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, ka takuar ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkevics.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, ka takuar ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkevics.

“Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës në BE dhe NATO. Si dy vende të vogla ata i kuptojnë sfidat që Kosova i kalon. Letonia gjithmonë ka mbështetur fuqimisht liberalizimin e vizave për Kosovën dhe Edgars me konfirmoi mbështetjen e tyre. Do të punojmë më shumë për zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike”, ka shkruar ai në Facebook.

Pacolli me ftesë mbretit Abdullahu ll, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat