Krasniqi: Pse dëshiron Isa Mustafa të jetë prapë kryetarë i LDK-së

Aktuale

Krasniqi: Pse dëshiron Isa Mustafa të jetë prapë kryetarë i LDK-së

Nga: D.RR Më: 6 prill 2019 Në ora: 13:22
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi përmes një postimi publik në Facebook ka hedhur kritika drejtë kryetarit aktual të LDK-së, Isa Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Krasniqi shtron pyetje se cili është qëllimi i Isa Mustafës për ta marrë përsëri postin e LDK-së, ndërsa supozon se këtë po e bën që t’i pengojë kundërshtarët brenda LDK-së, që t'i bashkohen Vetëvendosjes për rrëzimin e Hashim Thaçit dhe Qeverisë.

Postimi i plotë:

Cili është qëllimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa? Të rizgjidhet edhe për një mandat kryetar i LDK-së. T'i pengojë kundërshtarët brenda LDK-së, qe t'i bashkohen Vetëvendosjes për rrëzimin e Hashim Thaçit dhe Qeverisë. Qëllimi i tij është qe t'i ndërrojnë vendet me Hashim Thaçin. Isa Mustafa President, Hashim Thaçi kryeministër, njëjtë si Vladimir Putin dhe Dmitry Medvedev. Populli është ai qe mund t'ua prish matematikat nëse i bashkohen protestës se Lëvizjes Vetëvendosje, për rrëzimin e Hashim Thaçit nga "pashallëku" i tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat