Deputetja e AAK-së: Fetnete, motra jonë e paçmuar

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Fetnete, motra jonë e paçmuar

Nga: N.H Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:01
Fetnete Maxhun Ramosaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar disa vargje për ish-pjesëtaren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Maxhun Ramosaj.

Haxhiu thotë se nuk qenka aspak e lehtë të pranohet ikja e saj kaq e parakohshme nga kjo botë.

Kujtojmë se Maxhun-Ramosaj ndërruar jetë dje. Ajo njihet si aktivistja e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë.

Ja shkrimi i saj:

Fetnete , motra jonë e paçmuar , zëri i luftës e i lirisë ,jehona dhe shpirti i saj, nuk qenka aspak e lehtë të pranohet ikja jote kaq e parakohshme nga kjo botë.

Vlerë e kultivuar dhe ndërtuar mbi dashurinë e pamatë për atdheun,tokën për të cilën asnjëherë nuk e llogarite as jetën tuaj.

Krenare me veprën tënde jetësore 100% në shërbim të shqiptarisë !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat