Libri që po ‘çmend’ Serbinë – Nxënësit serbë mësojnë se traditat i kanë marrë nga shqiptarët

Aktuale

Libri që po ‘çmend’ Serbinë – Nxënësit serbë mësojnë se traditat i kanë marrë nga shqiptarët

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Serbët në vazhdimësi janë munduar ta ndryshojnë historinë, duke tentuar të tregojnë se janë popull autokton në këto hapësira ku jetojnë sot.

E vërteta është se ata janë të ardhur në Ballkanin Perëndimor dhe se ky fakt dokumentohet në të gjithë historinë.

Ardhjen e serbëve dhe të tjerëve në Ballkan e kanë dokumentuar së fundi edhe vetëm historianët serbë dhe atë në librin e historisë për klasën e 6-të.

Ky fakt i ka “çmendur” serbët, të cilët nuk po i lejojnë fëmijët e tyre të mësojnë nga kjo libër.

“Tregimi për librin kontravers të historisë për klasën e 6-të të shkollës fillore daton qysh nga viti 2015. Edhe pse që nga atëherë është paralajmëruar se do të largohet libri, filloristët serbë edhe më tej mësojnë se shqiptarët janë më të vjetrit në Ballkan nga të cilët serbët i kanë pranuar traditat kombëtare”, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tyre, autor i këtij libri është Rade Mihaljaçiq dhe aty shkruan se se zakonet, gjuhën dhe tradita të tjera kombëtare i kanë ruajtur shqiptarët dhe se migrantët slloven, në mesin e të cilëve edhe serbët, i kanë pranuar zakonet, traditën dhe kulturën nga shqiptarët dhe se janë ngritur bashkë me ta.

“Qytetarët sërish e kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre se pse fëmijët e mësojnë këtë. Shumë nga ta kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, duke thënë se askush s’po ndërmerr asgjë”, shkruan gazeta serbe ‘espreso’.

Sipas kësaj gazete, në botimin e kaluar nga viti 2003, shkruan se kur serbët janë vendosur në Gadishullin Ballkanik i kanë hasur të tjerët që ishin aty me të vjetër. Tutje, shkruan gazeta, më së shumti kishte vlleh, si dhe në rajonin verior të Shqipërisë së sotme, për herë të parë në shekullin e 6-të përmenden shqiptarët.

“Shumë prindërve iu pengon ajo që të dy librat mund të blihen edhe më tej. Disa nga ta thonë se nga arsimtarët e historisë kanë kërkuar sqarim për mësimin që po iu pengon, por atyre u është thënë se ky liber dhe ky mësim është në plan dhe në program të ministrisë së Arsimit”, shkruan gazeta, duke shtuar tutje se “ajo që është me e rëndë ka të bëjë me faktin se askush nuk po ndërmerr asgjë në mënyrë që fëmijët mos të mësojnë se serbët nga shqiptarët e kanë marrë kulturën, zakonet dhe traditën kombëtare”.

Të tjerë prindër, shkuan gazeta, kanë thënë se ka arsimtarë “të arsyeshëm” të cilët nxënësve nuk ua ligjerojnë këtë mësim fare.

“Një shfrytëzues i rrjeti social Twitter ka shkuar se e ka shkyqer mësimin nga libri në të cilin shkruan se serbët i kanë marrë zakonet nga shqiptarët dhe së fëmija i tij e ka lejën që ta merr 1-sh në histori”, thuhet tutje.

Por, ka edhe të tjerë që kanë shkruar se nuk e shohin këtë fare dramatike dhe të pavërtetë, duke theksuar se autori i librit është historian i shquar.

Image
Image

Autori i librit, Rade Mihaljçiq, profesor i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Beogradit në pension, është anëtar i rregull i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë.

Librin që po i ‘çmend’ serbët e ka aprovuar ministri serbe e Arsimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat