Presidenca: Nga 2008-ta, të gjithë presidentët kanë paguar për fusha sportive

Aktuale

Presidenca: Nga 2008-ta, të gjithë presidentët kanë paguar për fusha sportive

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:14
Presidenca

Zyra e Presidentit të Kosovës i ka thënë “kp”-it se Presidenca ka pasur kontrata me fusha të ndryshme sportive që 10 vite.

“Prej vitit 2008, pavarësisht se kush ka qenë president i vendit, Presidenca si institucion, sikurse edhe shumica e institucioneve të tjera, në vazhdimësi kanë pasur dhe kanë kontrata për shfrytëzimin e hapësirave të ndryshme sportive”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Edhe më herët është raportuar se institucione të ndryshme në Kosovë në vazhdimësi kanë paguar salla sportive për stafin e tyre.

Të premten, Zyra e Presidencës ka nënshkruar kontratë me Qendrën Sportive “Learti” në Prishtinë për huazimin e fushës sportive për tre muajt e ardhshëm, thuhet në kontratën e publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP). Sipas Insajderit, kontrata ka vlerë të përgjithshme prej 950 eurove: që i bie se Zyra e Presidentit Thaçi do t’i paguajë rreth 160 euro në muaj Qendrës Sportive “Learti” për të luajtur futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat