Pacolli: Të interesuar të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Panamanë

Aktuale

Pacolli: Të interesuar të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Panamanë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:25
Foto nga takimi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar homologen e tij nga Panamaja, Isabel de Saint Malo de Alvarado.

Ai tha se kanë biseduar për të zgjeruar bashkëpunimin tonë dypalësh me fokus ekonominë dhe tregtinë.

“Në margjina të Forumit ekonomik botëror, zhvillova një takim të mrekullueshëm me zëvendëspresidenten dhe Ministren e Jashtme të Panamasë, Isabel de Saint Malo de Alvarado. Kosova dhe Panamaja kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Panamaja është një mbështetës i fuqishëm i Kosovës në Amerikën Latine dhe biseduam për të zgjeruar bashkëpunimin tonë dypalësh me fokus ekonominë dhe tregtinë”, deklaroi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat