Albulena Haxhiu: Kurrë s’kemi qenë më të uritur për ndryshime të mëdha

Aktuale

Albulena Haxhiu: Kurrë s’kemi qenë më të uritur për ndryshime të mëdha

Nga: N.H Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:34
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi ka ndarë një pjesë të fjalimit të saj të mbajtur në Besianë.

Haxhiu, atje ka deklaruar se kurrë nuk kanë qenë më të uritur për ndryshime të mëdha, përcjell “Bota sot”.

“E shoh këtu, por edhe kudo tjetër, se kurrë s’kemi qenë më të uritur për ndryshime të mëdha. Ndryshimet i duam aq të mëdha sa që të na e kthejnë shpresën e rinisë tonë. Duhet t´i ndalim arsyet që e bëjnë rininë ta lëshojnë Kosovën dhe duhet të prodhojmë arsye që ata të cilët tashmë kanë shkuar, të kthehen”, ka deklaruar deputetja e VV-së.

Ja postimi i saj:

Pjesë nga fjalimi në Besianë

E shoh këtu, por edhe kudo tjetër, se kurrë s’kemi qenë më të gatshëm sesa tani me e bë Kosovën horizontin tonë.

Jo me politikanët që kujtojnë marrëzisht se ata janë e ardhmja e Kosovës, por me ne që mendojmë se Kosova është e ardhmja jonë.

E shoh këtu, por edhe kudo tjetër, se kurrë s’kemi qenë më të uritur për ndryshime të mëdha.

Ndryshimet i duam aq të mëdha sa që të na e kthejnë shpresën e rinisë tonë.

Duhet t´i ndalim arsyet që e bëjnë rininë ta lëshojnë Kosovën dhe duhet të prodhojmë arsye që ata të cilët tashmë kanë shkuar, të kthehen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat