Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën pas incidentit në Beograd

Aktuale

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën pas incidentit në Beograd

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:48
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, e ka përgëzuar delegacionin kosovar të përbërë nga ICK dhe ministri Valdrin Lluka për reagimin pas ndërprerjes së fjalimit në Beograd.

Heldt shkruan se fokusi duhet të jetë te përmbajtja dhe jo te veprimet e keqbërësve.

“Pajtohem plotësisht! Komplimente për Valdrin Lukën dhe ICKosovo pasi qëndruan të matur. Sepse përmbajtja është ajo që çon peshë dhe ajo në të cilën duhet të përqendrohemi. Veprimet e keqbërësve tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur”, shkruan ambasadori.

Ndërsa, njëri prej përfaqësuesve të ICK-së tha se nuk kanë dashur të binë pre e provokimeve por janë koncentruar në prezantim dhe punë.

Gjatë ditës së djeshme në Samitin Dixhital të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit nga ICK (Inovation Center Kosovo) Shpend Lilës i është ndërprerë fjalimi në momentin kur është përmendur emri, Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat