Bahtiri merr nje goditje të fort: Edhe “kumbar” i koalicionit PAN, edhe protestues kundër hajnisë së PAN

Aktuale

Bahtiri merr nje goditje të fort: Edhe “kumbar” i koalicionit PAN, edhe protestues kundër hajnisë së PAN

Nga: N.H Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:17
Agim Bahtiri

Nën moton kundër “PANhajnisë”, Vetëvendosje mbajti sot tubime me qytetarë në Podujevë, Vushtrri e Mitrovicë.

E përkrahje gjeti pikërisht nga një kryetar që është pjesë e një partie që është në koalicionin qeverisës, nga ai i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Agron Demi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vend është për Bahtirin.

Demi kujton se ishte partia e Bahtirit kumbarë e koalicionit PAN, ndërsa sot protestues kunder hajnise së PAN.

Ja postimi i tij:

Hallall be te qofte. Ky vend per ty ish kane. Edhe kumbar i koalicionit PAN, edhe protestues kunder hajnise së PAN. Pse u dashkan zgjedhje të reja dhe protesta kundër hajnisë, kur për to bëjnë thirrja ata që janë fajtorë për këtë PANhajni?

Për shkak se partitë e politikanët janë bërë njësoj, qytetarët po votojnë çdo ditë. Ama po votojnë me këmbë, po ja therrin prej këtuhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat