KFOR-i: Ushtrimet e përbashkëta ushtarake Kosovë-Shqipëri s’rrezikojnë askënd

Aktuale

KFOR-i: Ushtrimet e përbashkëta ushtarake Kosovë-Shqipëri s’rrezikojnë askënd

Më: 6 prill 2019 Në ora: 23:52
KFOR

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka deklaruar se ushtrimi i fundit i përbashkët i Ushtrisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është “një shembull i përdorimit të keq të retorikës”.

“Ushtrimi i përbashkët i disa pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës ka përfaqësuar trajnimet mbi aftësinë për kërkim dhe shpëtim, por u paraqit në disa media si një kërcënim i veprimeve të organizuara të dhunshme në veri të Kosovës”, tha zëdhënësi i KFOR-it për “Vecernje Novosti”.

Ai foli edhe për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, duke thënë se nuk ka asnjë shenjë se atje mund të vijë deri tek ndonjë veprim i njëanshëm apo i dhunshëm dhe ka vlerësuar se destabilizimi në atë pjesë të Kosovës është vetëm “spekulim” i shpërndarë nga individë dhe disa media.

“KFOR-i është plotësisht i angazhuar për mbrojtjen e të gjithë njerëzve”, deklaroi Grasso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat