Zëdhënësi i KFOR-it Graso: Nuk ka indikacione se në veri mund të ketë aksione të dhunshme

Aktuale

Zëdhënësi i KFOR-it Graso: Nuk ka indikacione se në veri mund të ketë aksione të dhunshme

Nga: F.B Më: 7 prill 2019 Në ora: 00:25
KFOR

Zëdhënësi i misionit të KFOR-it Vinçenco Graso ka deklaruar se “nuk ka indikacione se në veri të Kosovës mund të ketë çfarëdo qoftë aksione të njëanshme apo të dhunshme dhe vlerësoi se në destabilizimin në atë zonë ndikojnë ‘spekulimet’ që shpërndahen nga individë dhe media”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”. 

"KFOR në tërësi është i përkushtuar mbrojtjes së të gjithë qytetarëve. Prej këtu vjen edhe bashkëpunimi me zyrtarët ushtarak serb që të evitohet secili aksion i papritur apo ngjarje që mund të jetë i dëmshëm për Kosovën apo Serbinë ", ka thënë Graso. 

Ai ka shtuar se stërvitja e përbashkët e forcës së sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Shqipërisë është “shembull i përdorimit të keq të retorikës ".

"Stërvitja e përbashkët e disa pjesëtarëve të ushtrisë së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përbënë ushtrimin e gatishmërisë së hulumtimit dhe shpëtimit , por në media të ndryshme është paraqitur si kërcënim i aksioneve të dhunshme në veri të Kosovës", ka thënë Graso, zëdhënës i KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat