Flet për herë të parë babai i të burgosurit Shkumbin Mehmetit

Aktuale

Flet për herë të parë babai i të burgosurit Shkumbin Mehmetit

Nga: Bota sot Më: 7 prill 2019 Në ora: 10:08
Gani dhe Shkumbin Mehmeti

Gani Mehmeti, babai i të arrestuarit dhe dëshmitarit që tronditi opinionin, Shkumbin Mehmeti, në një shkrim ekskluziv të dërguar në redaksinë e "Bota sot", ka folur për herë të parë për djalin e tij, Shkumbinin.

Në shkrimin e tij të gjatë, ai kërkon lirimin e tij, ose arrestimin edhe të të tjerëve, të cilët sipas tij, nuk janë të dënuar drejtë karshi djalit të tij.

Gani Mehmeti mendon se djali i tij u mashtrua nga shokët dhe mënyra e arrestimit të tij nuk ishte e duhur.

Lexojeni letrën e plotë të Gani Mehmetit, babait të Shkumbinit:

Sikur të kishte qenë vrasës dhe sikur do të kishte qenë i vetëm si sulmues, vetë do ia jepja ato 30 vite burg, por pse kanë qenë edhe tjerë, dhe, pse tjerët nuk u dënuan, nuk i jap më shumë, prandaj kërkoj lirimin e tij!Sot, më 7 prill 2019 u bënë plot 15 vite nga arrestimi i Shkumbin Mehmetit. Pra, mbasi jo më herët, sot ai do të duhej të gjendej ni liri!                                                                                                   

Po, këtë e them unë, babai i tij, për çka deri sot nuk jam prononcuar asnjëherë për birin tim.

Nisur nga shumë rrethana,nisur nga pesha e fajit të tij, nisur nga dënimi vetëm e tij prej 13 të të akuzuarve për të njëjtën vepër penale, edhe Shkumbini, nuk ka qenë dashur të dënohej fare, ose është dashur të dënoheshin e dhe të tjerë, (unë nuk e di sa e kush) .

Shkumbini nuk u mor i vetëm me veprën penale, madje nuk ishte as kryesues i grupit, këtë e kanë thënë edhe gjykatat.

Shkumbini ishte i përfshirë në skandale, deri edhe bashkëpjesëmarrës në sulmin për çka është dënuar, por:

Nisur nga rrethanat me rastin e arrestimit, që ka qenë i plagosur,

Nisur nga tentimi për rrëmbim nga spitali përmes dritares,

Nisur nga ligjet që kanë qenë në fuqi në ditën e ngjarjes,

Nisur nga ajo se nuk ishte i vetëm në vendin ngjarjes si sulmues,

Nisur nga se nuk ishte kryetar i grupit sulmues, por krejt dikush tjetër, i njohur për gjykatat,

Nisur nga vërtetimi i para dy vitesh prej prokurorit të EULEX-it se Shkumbini nuk kishte qenë vrasës,

Nisur edhe nga vitet e mbajtura në burg, ai

SOT DO DUHEJ TË ISHTE I LIRË!

Por, Shkumbini nuk është i lirë, sepse:

Ai, fillimisht, u mashtrua nga shokët e tij  pjesëmarrës në sulmin ku u vranë dy policë dhe nji sulmues,

Ai u besoj shokëve të vetë se do të doënoheshin të gjithë pse asnjë.

Ai nuk pati para të paguajë avokat,

Ai u ndenji besnik të gjitha lidhjeve me shokët e tij,

Ai nuk u përkul kurrë në asnjë moment edhe gjatë kohës sa po mbahej gjykimi,

Ai u dënua edhe nga politika, prej së cilës mbahet edhe sot në burg, ashtu sikur të tjerët që u liruan nga politika, apo pse, disa prej tyre, ishin agjentë të shtetve të tjera.

E them këtë, sepse edhe Shkumbini më pati rrëfyer për një ofertë nga një shtet që të bëhej agjent i tij, por që e pati refuzuar.

Apo, ndoshta, vetë sulmi ku ranë edhe voiktima, ishte një komplot ku do të duhej të vritej edhe Shkumbini! Po, sepse deri sa tjerët u liruan, deri sa Shkumbini nuk u vra aty, deri sa Shkumbini nuk u vra edhe me rastin e arrestimit, por vetëm u plagos, deri sa nuk mundën ta kidnapojnë nga spitali natën e parë përmes dritares,  deri sa tjerëve u zhduken dëshmitë, deri sa Shkumbinit i mveshin “dëshmi” edhe të paqena, dhe, deri sa i vetmi u dënua me 30 vite burg – kam të drtejtë ta quajë edhe komplot, për çka unë dyshoj.

Kush ishin komplotistët, le ta thonë vetë policët hetues...bashkëpunëtorë të Millosheviqit, nga që vetëm ata ishin kundër UNMIK-ut, por që ishin në kusdër të UNMIK-ut.

Si do që të jetë, unë si prind i Shkumbinit, deri sot e kam konsideruar të burgosur. E, sot, me rastin e ditës së 15 vjetorit të arrestimit të tij, bazuar në ligjet, si tham më lart, që ishin në fuqi (ligjet jugosllave) dënimi maksimal ishte prej 20 mvitesh. Këtë, ma ka thënë në kapërcim e sipër sa po dilnim jashtë nga salla e gjykimit edhe Avokati Bajram Tmava, tani i ndjerë, fjalët e të cilit edhe tani më tingëllojnë në vesh: “Mos u mërzit, se ky është dënuar sipas ligjeve jugosllave me 20 vjet, qysh e japin ato! – ishte i vetmi nga 13 avokatët që më dha kurajo, dhe asnjëri nga të tjerët nuk e çeli as gojën. Kështu e jep edhe prokurori i EULEX-sit më 2017, i cili ka dërguar kërkesën në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjykata e refuzon. Prokurori e dërgon kërkesën për zbutje të dënimit edhe në Gjayktën Supreme të Ksoovës, edhe kjo e refuzon me ndërhyrjen dhe intervenimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Të njëjtën përgjigje e merr edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Dhe, deri sa ka qenë i dënuar nga gjykatës të UNMIK-ut, tani po kuptoj se  edhe ata e kanë dënuar sipas intervenimit të dikujt, qoftë nga politikanët tanë, qoftë nga policët – bashkëpunëtorë të Millosheviqit, fuqia e të cilëve është ende për ta mbajtur  të burgosur.

Mirëpo, unë e them këtë:

Përtej ditës së sotme, sa do që të mbahet ai i burgosur, e konsideroj të mbajtur PENG, jo më të burgosur. Ai e ka kryer burgun, nga që nuk i takon më shumë.

E, inatet apo armiqësitë, nëse ka pasur ma dikë, mund ta mbajnë në burg sa të duan, deri sa paskan atë fuqi mbi ligjet dhe mbi shtetin lignjor. Kush janë nuk e di. Me gjasë janë të lidhur pushtetarë me policë hetues – bashkarisht, me ndikim në gjykatat, siç është traditë në Kosovë.

Jo se mundem të bëjë më shumë, por se mjaft kam heshtur para padrejtësive ndaj birit tim, ndoshta edhe kriminel, por që nuk ishte as i vetëm e as kryekriminel, për çka jam shumë-shumë i sigurt, dhe, kjo është pse unë kam heshtur për plot 15 vite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat