Deputeti i AAK-së niset për në Hagë, intervistohet nga Specialja

Aktuale

Deputeti i AAK-së niset për në Hagë, intervistohet nga Specialja

Më: 7 prill 2019 Në ora: 13:19
Blerim Kuqi

Ish- eprori i lartë i UÇK-së, dhe njëherit deputeti i AAK-së Blerim Kuqi para pak minutash është nisur për në Gjykatën Speciale.

Si shenjë e përkrahjes ndajë tij, Kuqi është përcjellur nga aeroporti i Prishtinës nga ish-ushtarët e tij si dhe personalitete të njohura e familjarë të shumtë.

Kuqi do të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Përderisa Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka filluar tashmë aktivizimin e saj me dërgimin e ftesave për intervistim ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, vlerësohet se mbi 100 ftesa kanë arritur në Kosovë, por që nuk janë bërë ende publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat