A e ndieu erën e kanalizimit presidenti Thaçi në Polac?

Aktuale

A e ndieu erën e kanalizimit presidenti Thaçi në Polac?

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:45
Hashim Thaçi në Polac

Në tubimin përkujtimor ku janë nderuar në 20 vjetorin e rënies martirët e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, presidenti Hashim Thaçi, tha se anekënd Kosovës po përkujtohen martirët dhe heronjtë e kombit, teksa shtoi se shteti do të jetë gjithmonë afër familjeve të tyre dhe gjithë shoqërisë.

Por pak metra nga vendi ku u përkujtuan dëshmorët në Polac, kundërmon erë e keqe nga ujërat e zeza.

Disa fotografi që i ka shpërndarë në Facebook, Dega e Nismës në Skenderaj, shihen ujërat e zeza mbi tokë, e të cilat kërkojnë intervenim sa më të shpejtë, ngase banorët mund të pësojnë nga ndonjë sëmundje si pasojë e erës së keqe që kundërmojnë.

Lexojeni të plotë reagimin e NISMA për Kosovën – Dega Skenderaj:

Sot në fshatin e Hasan Prishtinës u shënua dita e dëshmorëve.

Qytetarëve me një fjalë rasti iu drejtua presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai foli për krenarinë dhe për zhvillimin e vazhdueshëm të Polacit duke theksuar se ” Për Polacin do të ketë vetëm përparim, vetëm zhvilim dhe ecje përpara”.

Fjalët e Presidentit i shoqëronte ” përparimi” i ujërave të kanalizimit që rridhnin pak më poshtë, afër puseve të pijes, duke përhapur jo vetëm kundërmimin, por edhe përgënjnjeshtrimin e premtimeve të presidentit.

Familjet e dëshmorëve nuk mund të gatuajnë krenarinë, nuk mund të gatuajnë premtimet Ato duan ujë të pijshëm, kanalizim dhe
përparim real dhe jo premtime boshe.

P.S. vite më parë, gjatë fushatave zgjedhore, është premtuar dhe më vonë është inauguruar përfundimi i punimeve për kanalizimin e fshatit Polac, por sot ujësjellësi dhe kanalizimi janë jofunksionalë dhe kanë mbetur relikte të fushatave zgjedhore.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat