Deputeti i PSD’së: Nuk na ndau PDK’ja nga Albini

Aktuale

Deputeti i PSD’së: Nuk na ndau PDK’ja nga Albini

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:55
PSD

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Kraniqi ka deklaruar se me dëshirë do të largonte presidentin Hashim Thaçi nga roli i tij në dialogun me Serbinë, por nuk mund ta bëjë këtë pasi që është një “dhuratë” nga LDK-ja, rolin e të cilës nuk mund ta minimizojë askush

Deputeti Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, ka përjashtuar mundësinë që cilido subjekt politik në vend mund ta dërgojë në shtëpi presidentin Thaçi.

Duke folur për dialogun me Serbinë, ai thotë se ekipi negociator është duke e luajtur rolin e vet. 

I pakënaqur me mënyrën se si po qeveriset Kosova, ai thotë se PSD është e para që ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, ndërkohë që asnjë nga partitë tjera opozitare thotë të mos kenë pasur guximin me e ndërmarrë mocionin e mosbesimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat