Ligji që zvogëlon numrin e ministrave dhe zv.ministrave po zvarritet nga Qeveria Haradinaj

Aktuale

Ligji që zvogëlon numrin e ministrave dhe zv.ministrave po zvarritet nga Qeveria Haradinaj

Më: 7 prill 2019 Në ora: 20:37
Qeveria e Kosovës

Projektligji për Qeverinë i cili parasheh zvogëlimin  pozitave të ministrava dhe zëvendësministrave, pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës në fund të majit, ani pse ky i fundit do duhej të përfundojë në mars.

Nxjerrja e Ligjit për Qeverinë, ka ardhur si kusht i Partisë Socialdemokrate, ky subjekt opozitar mes kushteve për ta mbështetur buxhetin e kishte vënë edhe nxjerrjen e këtij ligji.

Ishte paraparë për në muajin mars, por Projektligji për Qeverinë pritet të shkojë në Kuvend për miratim tek në fund të majit.

Koordinatori për reforma shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se para se të shkojë në qeveri, ky projektligj do ketë konsultim të gjerë me partitë parlamentare, me shoqërinë civile, por edhe konsultim në platformën online.

“Me këtë ligj ideja është që disa Ministri të bashkohen, numri i zëvendëskryeministrave, ministrave të zvogëlohet. E gjitha kjo kërkon riorganizim jo vetëm në ministri, por edhe në departamente. Sa do të marrë kohë kjo, duhet të përcaktohet në vendimin e Qeverisë, por mund të marrë kohë nëntë muaj deri një vit, që nënkupton që do të hyjë në këtë Qeveri”, tha Tahiri.

Kushti i PSD-së ishte që brenda tre muajsh të miratohet ky projektligj, por ai pritet të shkojë në Kuvend tek në fund të majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat