KE me mesazh të qartë për Kosovën e Serbinë: Harrojeni BE-në pa zgjidhjen e problemeve

Aktuale

KE me mesazh të qartë për Kosovën e Serbinë: Harrojeni BE-në pa zgjidhjen e problemeve

Më: 7 prill 2019 Në ora: 20:49
Foto ilustruese

Pa zgjidhjen e problemeve mes vete, Kosova dhe Serbia nuk do të mund të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.

Kështu ka thënë për “Tanjug”, transmeton lajmi.net, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

Schinas në këtë intervistë është pyetur edhe për taksën që Kosova i ka vendosur Serbisë.

Sipas tij, qëndrimi i BE-së në lidhje me taksën është i qartë dhe se kjo taksë sipas tij, është sinjal që nuk mbështet progresin e Kosovës në rrugën evropiane.

“Unë mendoj se mesazhi  jonë ka qenë i qartë dhe ne do të vazhdojmë të paraqesim qëndrimin tonë”, u përgjigj Schinas, pasi u pyet nëse BE-ja ka autoritet të mjaftueshëm mbi Kosovën për të rënë dakord të heqë taksën.

Në këtë intervistë, zëdhënësi i KE-së, Schinas, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse vazhdimi i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës mund të pritet deri në mbarimin e mandatit të Komisionit Evropian, transmeton më tutje lajmi.net.

Schinas tha se, është e nevojshme që të gjitha problemet të diskutohen para hyrjes në BE, pasi që sipas tij, zgjidhja e problemeve mes dy palëve është shumë e nevojshme dhe se problemet e tilla nuk duhet të importohen në BE.

“Problemet dypalëshe nuk duhet të importohen në BE. Është e domosdoshme që procesi i dialogut të vazhdojë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat