Zeka për lojërat të fatit: U munduan ta ‘testojnë’ Haradinajn, i lanë pa punë 15.000 qytetarë

Aktuale

Zeka për lojërat të fatit: U munduan ta ‘testojnë’ Haradinajn, i lanë pa punë 15.000 qytetarë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 21:26
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka folur në emisionin ‘n’Kosovë Shoë’, rreth miratimit të Ligjit për mbylljen e Lojrave të Fatit për periudhën 10 vjeçare.

Ndër të tjerash, Zeka ka qenë ndër deputetët e pakët që ka qenë kundër mbylljes së këtyre veprimtarive.

Ai ka thënë se mbyllja e lojrave të fatit, brenda natës i ka lënë pa punë rreth 15.000 punëtorë.

“Unë kam qenë kundër mbylljes së lojrave të fatit, Avdullah Hoti duke menduar se kryeministri Haradinaj nuk do t’i mbyllte lojrat e fatit, pasi që sipas mendimit të tij dhe shumë të tjerëve është Haradinaj ai që i kontrollon këto biznese, e dha propozimin për mbylljen e këtyre veprimtarive dhe në anën tjetër kryeministri e përkrahi një iniciativë të tillë. Është vetë Hoti ai i cili ka dhënë më së shumti leje për lojrat e fatit kur ishte ministër dhe me këtë vendim të Kuvendit të Kosovës, brenda natës i kemi lënë 15.000 qytetarë pa punë”, ka thënë Zeka.

Kujtojmë se vendimi për mbylljen e lokaleve të lojrave të fatit erdhi pas propozimit të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, propozim ky që u përkrah nga shumica e deputetëve.

Mbyllja e lokaleve të lojrave të fatit për periudhën 10 vjeçare, erdhi pas vrasjes së fundit në Suharekë, ku një person kishte hyrë për të grabitur një kazino me ç’rast e kishte vrarë edhe punëtorin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat