Veseli: Sa herë që vjen 7 prilli gjej rastin të kthehem në familjen Demaku të Abrisë

Aktuale

Veseli: Sa herë që vjen 7 prilli gjej rastin të kthehem në familjen Demaku të Abrisë

Nga: Z.B Më: 7 prill 2019 Në ora: 21:55
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kujton dëshmorët Xhevati, bashkë me Bedri Demakun dhe Imer Shalën, përcjell “Bota sot”.

Veseli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, Sa herë që vjen 7 prilli gjej rastin të kthehem në familjen Demaku të Abrisë. Në konakun e bacës Haxhi e gjej po atë mikpritje që gjeta në ditët e vështira të pranverës 1999.

Postimi i plotë:

Sa herë që vjen 7 prilli gjej rastin të kthehem në familjen Demaku të Abrisë. Në konakun e bacës Haxhi e gjej po atë mikpritje që gjeta në ditët e vështira të pranverës 1999. Me 7 prill të atij viti kur mijëra ushtarë serb mësyen Drenicën, të gjithë djemtë e bacës Haxhi ishin në vijat e frontit. Atë ditë ra dëshmor Xhevati, bashkë me Bedri Demakun dhe Imer Shalën. Të lodhur dhe të thyer nga dhimbja për humbjen e tyre, nuk dinim si t’ia jepnim lajmin e rëndë bacës Haxhi. Kur të gjithë prisnim shpërthimin e vajit në familje, ndodhi ajo që ka ndodhë mijëra herë në familjet shqiptare: në vend të vajit, qëndresa për të mposhtur dhimbjen dhe për të vazhduar deri në fund rrugën e lirisë.
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat