Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 07:32
Ilustrim

Këto janë ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë.

Mbahet Panairi i Punës në Pejë. (Palestra Sportive “Karagaqi”, ora 9.00-16.00)

Mbahet tryeza e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”. (Hotel ‘Dukagjini’ Pejë, ora 9:30 -13:00)

Zyra e Kryeministrit/ Zyra për Çështje të Komuniteteve organizon koktej për Ditën e Komunitetit Rom. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e KK të Prizrenit për bashkëpunimin mes kësaj komune dhe asaj të Mamushës. (Shtëpia e Bardhë, ora 10.00)

Ambasadorja Natalya Apostolova në Ditën Ndërkombëtare të Romëve do të vizitojë gratë që me guxim luftojnë diskriminimin dhe dhunën në familje.  (Rrjeti i Organizatës së Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane të Kosovës (RROGRAEK, Rr. ‘UÇK’ 14, kati përdhes, Nr. 1A1, Prishtinë afër Women for Women, ora 11.00)

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi,  merr pjesë në aksionin e pastrimit që organizon Let’s Do It, në lagjen rome në Fushë Kosovë. (Ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në hapjen e Javës Ekologjike në Prizren. (Sheshi ‘Shatërvan’, ora 11:00)

OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve organizon protestë paqësore me temën “Martesat e Hershme”. (Para  stacionit të Policisë të Graçanicës, ora 11:55 – 13:00)

Organizohet protestë masive kundër ndërtimit të laurës (rampës) në Grykën e Rugovës. (Qendra e qytetit Pejë, ora 12.00)

Mbahet debati “Transparenca e punës së komunës së Kllokotit – Vërbovc”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)

Inaugurohet “NutriVida Nutrients”- fabrikë kanadeze e plehrave artificial, e para dhe e vetmja e llojit të tillë në Ballkan. (Gjilan,  rruga “Marie Shllaku,  në magjistralen Gjilan-Bujanoc km/4, ora 16.00)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, organizon pritje solemne në shënimin e 11 vjetorit të Ditës së Kushtetutës të Republikës së Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 18:00)

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të mbajë fjalim para koncertit të grupit amerikan të folk muzikës “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” në Gjakovë. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, ora 19:00 – 20:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat