“Pasqyra më e qartë e degjenerimit kulmor është Kuvendi i Kosovës”

Aktuale

“Pasqyra më e qartë e degjenerimit kulmor është Kuvendi i Kosovës”

Nga: H.O. Më: 8 prill 2019 Në ora: 09:48
Kuvendi i Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj thotë se në rrethanat aktuale të krizës së thellë që karakterizohet nga degradimi  i thellë politik, ekonomik e moral gjithëpopullor, shpresa për ndryshim është shumë e vogël.

“Kjo vjen edhe për faktin se, shtetasit nasivisht janë imunizuar me përbuzjen institucionale, si në kohën e robërisë, dhe kjo e pamundëson krijimin e një qeverie të mirë dhe funksionale  afatgjate. Gjendja e tashme i konvenon shumë klasës politike, si partive në pushtet edhe atyre opozitare, të cilat pushtetin e duan, jo për ta nxjerr vendin nga kriza, por për ta vazhduar traditën”, thekson ai.

Sipas Zogajt, pasqyra e degjenerimit të Kosovës është vetë kuvendi i saj.

“Pasqyra më e qartë e degjenerimit kulmor është Kuvendi i Kosovës, ku janë strehuar horrat dhe fallgjeshat beng e beng, qē pos interesave  personale dhe të kruzhokut përkatës partiak, nuk kanë asnjë brengë tjetër! Ky është edhe fiqiri i opozitës aktuale, e cila nuk e ka as edhe një ide të vetme për dalje nga kjo gjendje! Prandaj, raporti i numrave pozitë dhe opozitë u shkon për shtati dy palëve, që të rrijnë kështu, derisa emisarët “kapuçonë”  e të arrijnë ndonjë marrëveshje të  re të fshehtë për të ndryshuar përbërjen qeverisëse, por jo mënyrën e punës së tashme”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat