Labi i bie pisham që ka votuar pro demarkacionit

Aktuale

Labi i bie pisham që ka votuar pro demarkacionit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:25
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka thënë se është bërë pishman që ka votuar pro demarkacionit.

Në videot e tij të zakonshme që i bënë deputeti Tahiri, ka thënë që nuk e shfajëson vetën lidhur me demarkacionin mirëpo ka ritheksuar se nuk do të udhëtojë në vendet evropiane më.

“Nuk e shfajësoj as vetën lidhur me demarkacionin që e kam votu, jam pisham shumë që e kam votu sepse kam besu që kanë me dhanë liberalizmin e vizave për këtë popull e jo me prit akoma ka 500 veta para ambasadave, për këtë arsye e kam kufizi vetën dhe nuk shkeli në tokat evropiane për të cilat kam shkelur tash e 20 vite”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se Tahiri ka dorëzuar pasaportën diplomatike në shenjë solidarizimi me qytetarët e vendit shkaku i mos liberalizimit të vizave në vitin 2018. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat