Shefi i OSBE-së shokohet nga ajo që sheh në Lagjen Rome në Fushë-Kosovë

Aktuale

Shefi i OSBE-së shokohet nga ajo që sheh në Lagjen Rome në Fushë-Kosovë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:47
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, ka thënë se është i shokuar nga sasia e madhe e mbeturinave që ndodhen në Lagjen Rome në Fushë-Kosovë.

Ai ka thënë se menaxhimi i mbeturinave nuk ka të bëjë vetëm me ambientin por edhe me shëndetin e fëmijëve dhe atyre që jetojnë në të.

“Unë nuk do të shtoj më shumë se çka tha ministri për shkak se pajtohem më të gjitha ato që ai i tha më herët. Më vjen shumë mirë që tani kemi edhe fonde që do të shpenzohen në menaxhimin e mbeturinave”.

“Ne ishim përreth lagjes dhe të ju them të drejtën, jam i shokuar nga mbeturinat që pash përreth. Kjo nuk është vetëm çështje e ambientit por kjo ka të bëjë edhe me shëndetin e fëmijëve”.

“Ne të gjithë duhet të punojmë në këtë drejtim. Për ta bërë këtë, natyrisht se duhet të ekziston edhe një sistem i cili shërben për të mbledhur mbeturinat”.

“Kjo duhet të menaxhohet duke filluar nga niveli lokal dhe ai qendror, në mënyrë që qytetarët të kenë vend për t’i hedhur mbeturinat. Natyrisht se misioni OSBE-së do të bashkëpunojë me të gjithë në këtë proces në mënyrë që të përmirësohet gjendja e qytetarëve”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, organizata “Let’s Do It” ka organizuar një aksion pastrimi në Lagjen Rome në Fushë-Kosovë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat