“Haradinaj pa ministër të Shëndetësisë”

Aktuale

“Haradinaj pa ministër të Shëndetësisë”

Nga: A.ZH Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:17
Ramush Haradinaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë Uran Ismailin, se nuk po merret fare me detyrat e tij, mirëpo vetëm me zgjedhjet brendapartiake në PDK.

Avdyli në një postim në Facebook, ka pyetur se a mund t’i tregojë dikush kryeministrit për gjendjen e furnzimit me barna nëpër spitale.

Ai ka thënë se “5 kryeministrat” nuk po kanë kohë të mirren me shëndetësi, pasi sipas tij, ata janë të zënë me punësimin e familjarëve të tyre në ndërmarrjet shtetërore.

“E tani pse po pyetni pse po ikin Kosovarët?”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Postimi i Avdylit:

A ka kush e informon Kryeministrin e vetëquajtur te vendimeve të mëdha se si e ka gjendjen e furnizimit me barna nëpër Spitale. A ka kush i tregon se me 600.000 të vitit të kaluar e 500.000 të planifikuara për festimin e pervjetorit të pavarësisë kishim mund me ble furnizime për Spitale. A ka kush e informon se me qindra milionat e asfaltit kishim pas shëndetësinë e arsimin më të mirë në rajon. A ka kush e informon se ska ministër të shëndetësisë fare sepse Urani është zënë me zgjedhjet brendapartiake në PDK. Por sdi a kemi edhe Kryeministër fare për ta informuar apo ndoshta janë nja 5 Kryeministra por asnjëri ska kohë të mirret me shëndetësi sepse janë zënë me përpilim të listave për punësime të familjarëvenë ndërrmarrjet gati të falimentuara e disa me tendera të asfaltit. E tani pse po pyetni pse po ikin Kosovarët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat