“Arsyet pse duhet mbështetur Albinin, janë të njëjta si të para 7 viteve”

Aktuale

“Arsyet pse duhet mbështetur Albinin, janë të njëjta si të para 7 viteve”

Nga: A.ZH Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:23
Albin Kurti

Petrit Zogaj nga shoqëria civile, ka thënë se arsyet pse duhet përkrahur kreun e Lëvizjes Vetëndosje Albin Kurti, janë të njëjta si ato të para 7 viteve.

Ai ka thënë se nuk duhet befasuar pse Kurti po përkrahet tani publikisht, por duhet befasuar se pse nuk është bërë një gjë e tillë para disa viteve, përcjell Bota sot.

Zogaj ka thënë se nga vitit 2010, në Kosovë ka pasur zyrtarisht e publikisht qeverisje të korruptuar, në nivele që po shihen sot.

Postimi i Zogajt:

Arsyet per me e mbeshtete Albinin dhe LV para 7-8 vjete jane po aq te njejta sikur ato te diteve te sotme. Qeverisje te korruptuar kemi pase, te pakten prej vitit 2010 zyrtarisht e publikisht, ne nivele qe shohim sot. Bisedat telefonike ne rastin Pronto jane bere publike se fundmi, por ato, jane ditur, degjuar e pare nga te gjithe te interesuarit e asaj kohe, pra ne vitin 2010-2011. Keshtu qe, kurrfare befasie nese dikush tash del e perkrahe publikisht Albinin, befasi eshte pse s’u mbeshtet para disa viteve, meqe problemi qenka i njejti? Apo, me ndryshimin e pozicioneve personale, te bizneseve apo edhe te interesave tjera, po ndryshohen preferencat politike. Qe ta dime dmth, ketu s’po shoh deshire, vullnet apo qellim te mire. Ne fakt, po shoh oportunitet tash, sic ishte po ashtu oportunitet para disa viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat