Ramush Haradinaj flet për zgjedhjet e jashtëzakonshme - Bota Sot
Ramush Haradinaj flet për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Aktuale

Ramush Haradinaj flet për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Nga: D.RR Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:50
Ramush Haradinaj

Pas shpalljes së zgjedhjeve në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut më 19 maj të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar gjithë partitë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, përcjellë "Bota sot".

Ai ka ftuar qytetarët e këtyre komunave që të dalin sa më shumë dhe të votojnë për kandidatët më të mirë.

Postimi i plotë:

Pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut, ftoj subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 Majit 2019, ta shfrytësojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje. Gjithashtu ftoj qytetarët e këtyre Komunave për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave. Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...