Vjen një kundërpërgjigje për Ivica Daçiq, i thotë se ishte pjesë e vrasjeve në Kosovë

Aktuale

Vjen një kundërpërgjigje për Ivica Daçiq, i thotë se ishte pjesë e vrasjeve në Kosovë

Nga: N.H Më: 8 prill 2019 Në ora: 18:09
Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, është tallur me vizat për Kosovën.

I pari i diplomacie serbe ka bërë thirrje që t’u jepen shqiptarëve liberalizimi, ndërsa, ka thënë se Serbia u siguron autobusët.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj.

Gecaj ka thënë se, “një deklaratë e tillë nuk është aspak e jashtëzakonshme kur vjen nga goja e atij i cili ishte pjesë e mekanizmit gjenocidial që, pos maltretimeve, vrasjeve, djegieve e shkatërrimeve, gjithashtu largoi dhunshëm mbi një milion shqiptarë nga Kosova”.

Ai në fund ka bërë thirrje që BE dhe shtetet tjera të reagojnë ndaj këtyre deklarimeve.

Ja reagimi i tij:

Ivica Daçiq: “Jepjuani shqiptarëve vizat, ne ua japim autobusët”

Një deklaratë e tillë nuk është aspak e jashtëzakonshme kur vjen nga goja e atij i cili ishte pjesë e mekanizmit gjenocidial që, pos maltretimeve, vrasjeve, djegieve e shkatërrimeve, gjithashtu largoi dhunshëm mbi një milion shqiptarë nga Kosova! BE dhe shtetet tjera duhet të reagojnë ndaj këtyre deklarimeve fashiste!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat