Ikje spektakolare e shqiptarit nga Kosova nga burgu në Serbi

Aktuale

Ikje spektakolare e shqiptarit nga Kosova nga burgu në Serbi

Më: 8 prill 2019 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

M.P. 29 vjeçar nga Podujeva, i burgosur në burgun e Prokupljes në Serbi u ka ikur sot gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar për kontroll pas intervenimit kirurgjik të cilit i ishte nënshtruar vitin e kaluar.

”Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura. Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P. e kishte shtyer komandantin tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”.

M.P. është burgosur për shkak të një vjedhjeje të rëndë. Është e çuditshme se atij Gjykata ia ishte lejuar të telefononte nga burgu, gjë të cilën supozohet se ai e kishte shfrytëzuar për ta organizuar ikjen spektakolare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat